Pasi Turqia raportoi rastin e parë me koronavirus, në Europë kanë mbetur vetëm dy vende të paprekura nga virusi i ri.
Siç shihet në hartën e publikuar nga Association Press, vetëm Kosova dhe Mali i Zi kanë mbetur të paprekura.
E bardhë paraqitet edhe Kalinigradi, territor i Rusisë mes Polonisë dhe Lituanisë.
Situata më e rëndë në kontinentin tonë paraqitet në Itali, ku vetë brenda ditës së djeshme u raportuan 168 viktima.
Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë humbur jetën në shtetin fqinj ka shkuar në 631. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve e ka tejkaluar 10 000.