Koronavirusi nuk i ka kursyer as futbollistët dhe drejtuesit e klubeve në Itali.
Maurizio Rullo, presidenti i klubit italian Novara, është infektuar me koronavirus.
Ka qenë klubi i Novarës që e ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në Twitter.
Ndërkohë një futbollist i ekipit Pianese në Serie C nivelin e tretë të futbollit italian, është infektuar me koronavirus natën e së mërkurës dhe si pasojë, klubi ka vendosur ta anulojë seancën stërvitore të së enjtes.
Gazeta italiane La Gazzetta dello Sport raporton se lojtari kishte simptoma të gripit të shtunën e kaluar dhe nuk ishte futur në fushë si masë parandaluese.
Por ai kishte qëndruar për drekë me bashkëlojtarët dhe e përditshmja italiane shkruan se ai mund ta ketë marrë virusin gjatë një udhëtimi me tren për një vizitë të prindërit e vet në Emilia.
Pasi kishte qëndruar në shtëpi dhe i kishte paralajmëruar mjekët, atij i ka kaluar virusi sepse momentalisht ndihet mirë dhe nuk ka ethe.
Si masë parandaluese, ekipi i tij ka vendosur të anulojë seancën stërvitore të ditët së sotme në pritje të direktivave nga Instituti Mjekësor i Italisë.