Presidencialet 2020, Biden pretendenti kryesor “për të luftuar” Trumpin

Demokrati, Joe Biden ka forcuar pozitat si pretendenti kryesor në garën për Shtëpinë e Bardhë. Në atë që njihet si “Super e marta 2”, ish-zëvendës presidenti fitoi në Mississipi, Missouri Idaho dhe në Michigan.

Marketing

Në një fjalim në Philadelphia, Biden falënderoi mbështetësit e tij dhe bëri thirrje për unitetit partiak.

“Ne ndajmë të njëjtin qëllim dhe së bashku do të mundim Donald Trump”, u shpreh Joe Biden.

Rezultatet janë një goditje e rëndë për Bernie Sanders, i cili pas sprapsjes në zgjedhjet e së martës së kaluar, shpresonte në një rikthim

Momenti tjetër i rëndësishëm është javën e ardhshme kur janë në dispozicion 577 delegatë. Për të siguruar nominimin e partisë, një kandidati i duhet të ketë mbështetjen e 1991 delegatëve. Para votimit të së martës, Biden kishte 648 delegatë ndërsa Sanders 563.