Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka demantuar lajmet se në Kosovë ka të prekur nga koronavirusi.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë duke u testuar 7 mostra dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet”, thuhet në njoftimin e MSh-së
Siç thuhet në njoftim, deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.
“Prandaj, duke qenë që për këto raste nuk ka ende rezultate, lusim mediat dhe publikun që të jenë të durueshëm dhe të marrin informacione nga burimet zyrtare që janë MSh dhe IKSHPK”, thuhet tutje në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, sikurse edhe ditëve të kaluara, publiku në Kosovë do të njoftohet në baza ditore për rastet e testuar për koronavirus dhe rezultatet e tyre.