Shaholli: STRAMASTIKËT!

Këta dy pionierët e rreshtuar në SDSM, (në foton e më poshtme) janë dy nga shumë stramastikët e shumtë të lindur si pasojë e ngjizjes së frutit të dashurisë mes kombeve dhe kombësive të një kohe të shkuar.

Marketing

Muki dhe Mondi, janë dy zyrtarët e lartë të SDSM-së, pasardhës së ideologjisë së perënduar të vetëqeverisjes së dikurshme dhe titizmit në këto anë, të cilët po angazhohen të ringjallin vëllazërim-bashkimin e ri titist me parullat tashmë bajate ”për një jetë më të mirë për të gjithë”, në ”dërzhavën” me emrin e ri NMK.

Dhe nuk kishte sesi të ndodh ndryshe në këtë betejë për pushtet janë inkuadruar hibridët dhe stramastikët më të thekur nga dashuria dhe besnikëria e ngjizjes së tyre ideologjike mbi vëllazërim-bashkimin e dikurshëm jugosllav, që sot shfaqet përmes pasardhësve të tyre në SDSM.
Shqiptarët nuk kanë pse t’u besojnë demagogjisë së stramastikëve të rinj të titizmit dhe parullës së tyre tashmë të dalë boje, ”Për një jetë më të mirë për të gjithë”.
Ata e kanë gjetur prej kohësh folenë e tyre ku janë kthyer në identitet, që nuk kanë tjetër emër veç atij hibridë e stramastikë të një përzjerje racore.

Me fitoren e titistëve të rinj të SDSM-së apo komitëve të VMRO-së në zgjedhjet e 12 prillit, me këto kushte dhe në këto rrethana shqiptarët dalin përsëri të humbur.

Medai Shaholli