E zë kolla,Vuçiç: Disa do lumturoheshin nëse do të ishte koronavirus (video)

Koronavirusi ka alarmuar të gjithë vendet e botës, ndërsa shumë shtete kanë konfirmuar viktima, përfshirë edhe Shqipërinë.

Marketing

Një nga vendet e prekura nga koronavirusi është edhe Serbia, e cila ka konfirmuar 12 raste. Lidhur me situatën e krijuar në këtë vend, Presidenti Aleksandar Vuçiç, ka dal në një konferencë për mediat ku foli për masat dhe këshillat që duhen zbatuar për të ndaluar përhapjen e virusit.

Por, teksa po fliste para gazetarëve, Vuçiç u kollit për më shumë se dhjetë sekonda duke kaluar momente të sikletshme.

Vuçiç tha se ai vetëm u kollit dhe se gazetarët nuk duhet të shqetësoheshin, ndërsa shtoi se do të kishte njerëz që do të ishin të lumtur nëse ai do të infektohej nga koronavirusi.

“Unë vetëm u kollita,mos u shqetësoni, nuk është koronavirus. E di se shumë do të ishin të lumtur nëse do të ishte një koronavirus, por nuk është”. tha Vuçiç.