Në interes të shëndetit publik dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë, EVN ka ndërmarrë sërë masash për mbrojtje të shëndetit të punonjësve dhe konsumatorëve. Plotësisht do të respektohen masat dhe rekomandimet e seancës së fundit të Qeverisë, e që kanë të bëjnë me menaxhimin e rrezikut nga korona virusi.
Me qëllim të zvogëlimit të rrezikut të përhapjes së virusit, apelojmë të zvogëlohet në minimum frekuentimi i konsumatorëve në zyrat e pranimit pranë Qendrave Energo të Konsumatorëve dhe në Info Qendrën në QTQ, si dhe të shfrytëzohet e respektohet sistemi elektronik i rendit të pritjes. Ju lutemi që vizitat në zyrat e pranimit të bëhen vetëm për kërkesa dhe shërbime urgjente. Nuk do të punojë zyra e pranimit të EVN në Dibër gjatë 14 ditëve në vijim derisa vlejnë masat për mbrojtje.
Për të gjitha informacionet dhe shërbimet tjera konsumatorët mund të:
– vizitojnë ueb faqen tonë www.evn.mk
– dërgojnë shkresë në [email protected]
– shfrytëzojnë onlajn shërbimet në www.evnonline.mk
Në portalin e konsumatorëve www.evnonline.mk mund të bëni:
Pa kryer regjistrim të profilit:
– të regjistroheni për faturë elektronike
– të paguani faturë në mënyrë të shpejtë
Me regjistrim të profilit:
– kontrollë dhe pagesë të borxheve
– shkarkoni kopje të faturave nga 12 muajt e fundit
– keni qasje në historinë e pagesave të kryera përmes profilit të konsumatorit
– kërkesë për vërtetim të pagesës së suksesshme
Konsumatorëve ju bëjmë thirrje t’i aplikojnë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak se shëndeti i përgjithshëm është rezultat edhe i përgjegjësisë tonë personale, përkatësisht individuale.