Aleanca për Shqiptarët sonte ka pasur mbledhjen e saj të kuvendit qendror për të rumbullaksuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e 12 Prillit ku është në koalicion. Siç mëson TS nga burime të sigurta, ASH-ja e Ziadin Selës ka pasur probleme dhe kuvendi qendror nuk e ka votuar listën duke krijuar alibi për shtyrje të zgjedhjeve për shkak të Koronavirusit.
Nga po i njëjti burim thanë se lista nuk është votuar shkaku se mund të shtyhen zgjedhjet pasi nesër ka takim liderësh për situatën e krijuar nga koronavirusi, por kjo siç shprehet ai është edhe një alibi pasi ka shumë pakënaqësi në përpilimin e listave veçanërisht në zonën 6.
Nuk dihet nëse kryetari i ASH-së Ziadin Sela do të dorëzojë listën e përpiluar pa mbështetjen e Kuvendit, por siç ka raportuar më parë TS, ka shumë pakënaqësi në shumë degë të ASH-së si në Çair, Hasnbeg, Saraj ku pritet të kalojnë në Lëvizjen BESA.
Ndryshe sonte edhe vet lideri i ASH-së, Ziadin Sela u shpreh pas përfundimit të mbledhjes se lista do të dorzohet nesër që i bie se sonte nuk ka kaluar në kuvend të ASH-së. AI tha se të sigurt janë vetë Afrim Gashi si bartës liste dhe vet ai në zonën 6.
Ziadin Sela live
Publiée par FOL sur Mercredi 11 mars 2020