Bujare Abazi sqaron keqkuptimin e krijuar në lidhje me stausin në Facebook Arta Toçit

Në emisionin Click plus ku të ftuar ishin Bujare Abazi nga ASH, Arta Bilalli nga BDI dhe Melinda Rashidi nga Lëvizja Besa , u zhvillua një debat në lidhje me zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit. Me këtë rast përfaqësusja e ASH-së , ndër të tjera foli edhe për rastin e nxjerrjes nga konteksti dhe keqpërdorimit të një deklarate të Kryetares së Asamblesë së Gruas ,së ASH-së, znj Arta Toçit që media të caktuara për qëllime politike e shtrembëruannë një nuivel shumë të ulët. Ajo me këtë rast tha:

Marketing

“Arta Toçi është kryetare e Forumit të Gruas. Ne në të gjitha dëgët kemi Forume të Gruas dhe në shumë degë .Ne kemi qoftë udhëheqëse , qoft aktiviste që janë të mbuluara dhe zonja Arta Toçi ka një bashkëpunim të shkëlqyer me to. Unë sa e pashë , ajo kishte një shkrim për nënën e saj të ndjerë dhe fliste për një kontekst tjetër kohor.

Ne absolutisht si parti nuk jemi kundër shamive. Ne duhet të jemi shtet demokratik, ne duhet të jemi parti demokratike, posaçërisht ne gratë duhet ta respektojmë të drejtën e secilit të sillet të mendon, të beson në ata çka don ai si individ, tha Bujare Abazi.