Liderët partiakë sot në koordinim tek Spasovski

Liderët e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, BESA-s, PDSH-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës sot në orën 13:00, siç paralajmëruan nga Qeveria do të kenë koordinim me kryeministrin Oliver Spasovski liodhur me realizimin e masave qeveritare për përballje me koronavirusin.

Marketing

Liderët: Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti, Bilall Kasami, Menduh Thaçi, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim, ndërsa ata me vete do të kenë edhe një përfaqësues partiak.

Partitë politike deri sot në mesnatë duhet t’i dorëzojnë listat zgjedhore për gjashtë njësi zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare , të cilat duhet të mbahen më 12 prill, në pajtim me afatin, të cilin e publikoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor për aktivitetet në prag të zgjedhjeve.

Nga Qeveria në brifingun për media kanë theksuar se tani askush nuk duhet të përfitojë politikisht.

“Maja e papërgjegjësisë është të bisedoni me ministër të Shëndetësisë dhe për një orë t’i ngritni kallëzim penal se e rrezikon shëndetin e njerëzve, është politikë që duan ta plasojnë. Në këto kushte të kësaj krize, secili i cili do të kalkulojë për politikë, për pikë politike, sensacion dhe çfarëdo tjetër në kurriz të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit të tyre, apo dikush të ndërtojë fatin e tij në fatkeqësinë e tjetrit është i destinuar në dështim”, kanë thënë nga Qeveria.

Për takimin e liderëve të martën konfirmoi edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, theksoi se nuk mund të thuhet nëse do të mbahen zgjedhjet. Në pajtim me afatet, fushata zgjedhore duhet të fillojë më 23 mars.