Merko dhe Shaqiri dhuruan nga 300 libra për çdo shkollë në Komunën e Strugës

“Sot Komuna e Strugës organizoi aksion për dhurimin e librave me qëllim të pasurimit të bibliotekave të shkollave fillore dhe të mesme në këtë komunë. Librat ishin vepra të 50 nobelistëve të përkthyera në gjuhën shqipe dhe tituj të tjerë të letërsisë shqipe.

Marketing

Aksionin e udhëhoqi kryetari i Komunës së Strugës z.Ramis Merko, kandidati për deputet z.Jeton Shaqiri i cili secilës shkollë i ndau nga 300 libra të cilat do të jenë ndihmë e madhe për procesin arsimor në këto shkolla për të cilat tashmë përfunduan ditët e zymta kur nuk kishin as shkumësa për të shkruar në dërrasë të zezë sepse i kishin llogaritë e bllokuara, e aq më pak libra për në bibliotekë.

Drejtorët dhe përfaqësuesit e shkollave i falenderuan organizatorët dhe e përshëndetën këtë iniciativë e cila është me rëndësi të madhe për të gjithë gjeneratat që do të kalojnë nëpër bankat e tyre.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës.

Kryetari Merko dhe Jeton Shaqiri dhuruan nga 300 libra për çdo shkollë në Komunën e Strugës Sot Komuna e Strugës…

Publiée par Komuna e Strugës / Општина Струга / Municipality of Struga sur Vendredi 13 mars 2020