Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus, në mbledhjen e jashtëzakonshme, Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndalimin e hyrjeve daljeve të qytetarëve në Klinë dhe Viti, ndërprerja me efekt të menjëhershëm e transportit ndërurban në Kosovë.
Mbyllja e kufijve tokësorë që hyjnë në Kosovë, nuk vlen për qytetarët kosovar dhe nga 16 mars pezullim i përkohshëm i të gjitha linjave më aeroport, përveç atyre ushtarake dhe medicinale. Mbyllja e kafeterive, bareve, restoranteve, mbyllja e tregjeve të kafshëve, dhe automjeteve. Mbyllja e qendrave tregtare, pa përfshirë farmacitë dhe dyqanet ushqimore, dhe pezullimi i gjitha aktiviteteve kulturore e sportive në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur që mallrat nuk ndalohen.