Sporti anë e mbanë botës është paralizuar, me shumë kampionate që tashmë janë ndërprerë, si dhe kualifikueset e CONCACAF e ato të CAF janë suspenduar.
Së fundmi, lidhur me situatën ka reaguar edhe shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA. Propozimi i FIFA është që të gjitha ndeshjet internacionale të planifkuara për mars dhe prill, të shtyhen për kohë të pacaktuar.
Ky propozim ka ardhur përmes komunikatës që FIFA ka lëshuar në faqen e saj zyrtare.
Kjo do të thotë se edhe ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e planifikuar për 26 mars me shumë gjasë do të shtyhet. Mbetet të shihet nëse ky propozim do të fuqizohet dhe të zyrtarizohet.