Futbollisti i Milanit Samu Kastijeho rrëfen përjetimin e gjendjes së rënduar psikologjike të krijuar te qytetarët italianë nga shpërthimi i koronavirusit.
Në një rrëfim për programin spanjoll “El partidazo de Cope”, futbollisti i “Djallit” tregon se javën e kaluar kur shkoi për t’u furnizuar me ushqime në një supermarket, pamja para syve të tij i ngjau me një spital, pasi të gjithë klientët ishin të pajisur me maska.
Nga ana tjetër, ai shton izolimi total i qytetarëve italianë ka ndikuar edhe tek ai vetë, por mirëkupton se këto masa ekstreme janë në dobi të mbrojtjes së jetës së njerëzve.
“Javën e kaluar shkova në supermarket dhe nuk ndodheshim në këtë pikë kritike ku jemi sot, por pamja duket sikur isha në spital jo në supermarket. Njerëzit ishin të pajisur me maska dhe doreza.
Është e mërziteshme të mbyllesh në shtëpi. Fle gjumë, ngrihem, gatuaj, pastroj, bisedoj me familjen, por nuk mund të dal jashtë, kështu që pjesën më të madhe të ditës e kaloj duke biseduar me miqtë dhe familjen”, rrëfen futbollisti spanjoll.
Ndërkohë, Italia është shteti më i goditur në Europë nga koronavirusi teksa më shumë se 1000 veta.