Bujqësia dhe prodhimtaria nëse mbështeten si duhet nga shteti në të ardhmen mund të zvogëlojnë ikjen jashtë të popullatës si dhe mund të rrisin pagat, vlerësojnë nga Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë. Mbështetje më e madhe financiare për 15 për qind të firmave prodhuese si dhe orientimi ndaj bujqësie të qëndrueshme ngjashëm me praktikat evropiane do të rrisë edhe mirëqenien e popullatës dhe vlerësojnë nga kjo odë ekonomike.
“Si shtet nevojiten që më shumë të mbështesim kompanitë prodhuese duke mbështetur rritjen e produktivitetin e tyre, duke prodhuar prodhime me vlerë më të lartë të shtuar, që do të sjellë më shumë profit për firmat dhe në fund edhe paga më të larta. Çelësi i zhvillimit ekonomik mbetet që të targetohen 15 për qind e kompanive prodhuese në shtet që do të mbështeten me politika përkatëse zhvillimore, me subvencione financiare apo me linja kreditore të veçanta me shkallë minimale prej një për qind të kamatës me afate të pagesës prej 20, 25 dhe 30 vjet, thotë zëvendëskryetari i Odës së Agrobiznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Goran Gjeorgjievski. Sipas tij, nevojitet që sa më shpejt të zgjidhet edhe problemi me ofertën jo adekuate nga sistemi arsimor për nevojat e tregut të punës. Nga ana tjetër, kryetari i Odës së Agro Biznesit, Ognen Orovçanec, thotë se si shtet nevojitet vetëm të ndjekim praktikat e shteteve të BE-së por edhe shteteve fqinje që kanë treguar sukses në prodhimtarinë bujqësore.
“Nëse para 30 vitesh kishim të mbjella mbi 250 mijë hektarë , vetëm në mbjelljet vjeshtore në vitin e kaluar kishim të mbjella 119 mijë hektarë , prej të cilave me grurë ishin mbjellë 79 mijë hektarë, me elb ishin mbjellë 44 mijë hektarë e kështu me radhë. Një situatë e tillë i detyrohet mos rregullimit të gjërave në 30 vitet e fundit. Andaj nevojitet që subvencionet të ofrohen ngjashëm si në Evropë sipas hapësirave bujqësore dhe sipas rendimenteve“, shton më tej ai.
Sipas Orovçaneç, bujqit në vend nevojitet që më shumë të përdorin masat e ndryshme tekniko –teknologjike që të konkurrojnë shtetet fqinje në prodhimtarinë lavërtare, ndërsa shteti nevojitet të mendojë të formojë Ministrinë e Ushqimit që do të përmbledhë me një vend kompetencat e më shumë dikastereve. Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se vendi mund të rrisë eksportin bujqësor duke eksportuar prodhime me vlerë të shtuar si vera, duhani, drithërat, materialet për mbjellje apo farat , kulturat foragjere etj. Kërkohet edhe mbështetje më e madhe institucionale për prodhuesit vendor të farave përmes akreditimit të laboratorit vendor, thjeshtësimit të Ligjit për materiale të mbjelljes si dhe nënshkrimi i marrëveshjeve shtetërore me shtetet fqinje.
KORONAVIRUSI PREK EDHE INDUSTRINË E MIELLIT
Ulja e konsumit dhe porosive , si dhe pamundësia për të realizuar kontratat. Këto janë dëmet kryesore për industrinë e miellit që ka shkaktuar Koronavirusi. Mirëpo kompanitë e këtij sektori shtojnë se në vend do të ketë ushqim të mjaftueshëm. “Edhe pse ka dëme, megjithatë situate po ndryshon nga moment në moment , andaj edhe është jo falënderuese të bëhen parashikime, veçanërisht pasi shpresojmë për efekte më të vogla. Njëherësh presim që autoritetet të bëjnë një analizë serioze, të përcaktojnë cilat janë harxhimet e biznesit dhe të ndërhyjnë në mënyrë adekuate”, thotë Goran Gjorgjievski. Sipas tij, shteti nuk duhet të bëjë asgjë të veçantë, por vetëm të ndjekë shembullin e vendeve të zhvilluara në Evropë dhe të reagojë në mënyrë të ngjashme.
KOMUNIKIMI ME MINISTRINË, PËRMES TELEFONIT OSE NË MËNYRË ELEKTRONIKE
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), në pajtim me rekomandimet e Qeverisë, solli vendim t’i reduktojë në minimum takimet e drejtpërdrejta me palët si parandalim dhe eliminim të mundësisë për përhapjen e virusit KOVID 19. Sipas MBPEU, të gjitha ngjarjet e planifikuara më të mëdha dhe takimet e punës në MBPEU janë anuluar/ricaktuar. “Të gjithë që kanë nevojë për kontakt dhe informacion nga Ministria, këtë ta bëjnë në email adresën [email protected] dhe në telefonin kontaktues (02) 3134 477 prej orës 08:30 deri në orën 16:30”, kumtoi Ministria. Njëherësh u bën apel të gjithë bashkëpunëtorëve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve t’i respektojnë masat parandaluese të sjella nga Qeveria që të parandalohet përhapja e virusit KOVID 19 në shtet. (koha.mk)