Mjeku Ramadani: Koronavirusi dhe gripi sezonal nuk kanë asnjë dallim, kjo e bën të vështirë të dallohen

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Naser Ramadani ka thënë se koronavirusi nuk dallon asgjë nga gripi sezonal.

Marketing

I pyetur se cilat janë simptomat që e dallojnë koronavirusin nga gripi sezonal, Ramadani tha se nuk kanë asnjë dalim.

“Kemi ardhur në çështjen e asaj se ne i kemi parandaluar këta me shenja dhe simptoma klinike. Koronavirusi nuk dallon asgjë nga gripi sezonal. Është e vështirë të dallohen, po të mos ishte problem i diferencimit me gripin sezonal e bën më të vështirë punën. Jemi shumë mire dhe po ndihemi komod me gjithë ngarkesën 24 orëshe.”, tha Ramadani.

Ai tha se është komod me punën që po bëhet.

“Ne tani po përpiqemi si institucione ta mbajmë këtë. Ne po ndihemi komod në lëkurën tonë me punën që po bëhet. Ju duhet të pyesni se a po lodhen mjekët të cilët po punojnë dhe do të punojnë pa orar.”, tha Ramadani.