Ministria e Jashtme vendos numra telefoni për shtetasit që kanë mbetur jashtë kufijve

Një organ koordinues është krijuar brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme për të ndihmuar dhe mbështetur shtetasit të mbetur në vendkalimet kufitare të vendeve të tjera dhe aeroportet për shkak të situatës të krijuar në lidhje me koronavirusin (COVID-19).

Marketing

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë në situata të tilla të paraqesin informata përmes kanaleve të mëposhtme të komunikimit:
+389 75 273 732 (linja e rregullt, Viber dhe WhatsApp)
+389 75 446 647 (linja e rregullt)
+389 70 282 078 (linja e rregullt, Viber dhe WhatsApp)
E-mail: [email protected]