Memeti: Vazhdon asfaltimi i rrugës Radushë-Vorec (foto)

Asfaltimi i rrugës Radushë – Vorec vazhdon me intensitet dhe për kohë rekord ky projekt do të përfundohet tërësisht. Kështu thotë drejtori i Ndërmarrje Publike “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti për Gazeta.mk.

Marketing

Memeti thotë se ai dhe ekipi i tij kanë ndërmarrë të gjitha masat me qëllim mbrojtjen e punëtorëve me rastin e gjendjes së jashtëzakonshme me virusin COVID-19.

“Kjo arterie që lidhë këto dy fshatra malore të komunës së Sarajit ishte tepër e rëndësishme që të bëhet, njëherësh ishte dhe kërkesë e banorëve të kësaj ane që kjo rrugë të përfundojë më shpejtë me qëllim që të mund të lëvizin lirshëm drejt qendrës së Shkupit. Unë personalisht kam kontaktuar me zyrtar të dikastereve përkatëse dhe na është rekomanduar që punën mund ta vazhdojmë, por të mbajmë kujdesin më maksimum”, është shprehur Memeti