Kryeministri i Japonisë: Lojrat Olimpike 2020 do të zhvillohen normalisht

Kryeministri i Japonisë njoftoi ditën e sotme se Lojrat Olimpike të Tokios 2020 do të zhvillohen normalisht sipas planit pavarësisht rrezikut nga koronavirusi.

Marketing

Në një njoftim të mëparshëm, qeveria deklaroi se ato do të shtyhen deri sa të normalizohej gjendja.

Por kryeministri Shinzo Abe theksoi se vendimin përfundimtar do ta ketë Komiteti Ndërkombëtar Olimpik nëse lojrat do të zhvillohen në korrik të 2020 apo jo.

“Ne do t’i bëjmë ballë koronavirusit dhe do të zhvillojmë Lojrat Olimpike pa probleme në korrik” – u shpreh Abe.

Deri më tani Japonia ka rreth 1400 të infektuar në të gjithë vendin dhe vetëm 28 vdekje si pasojë e koronavirusit.

Organizatorët e lojrave olimpike u shprehën në dhjetor të 2019 se ato do të kushtojnë rreth 10.26 miliardë paund.