Greqia ka pezulluar të gjitha fluturimet e mbetura me Italinë.
Vendimi erdhi pasi autoritetet shëndetësore konfirmuan viktimën e tretë nga virusi Covid-19.
Deri më tani rastet e konfirmuara me koronavirus në Greqi janë 190, ndërsa autoritetet greke kanë marrë masa të forta për të parandaluar përhapjen e tij.
Në vendin fqinj janë mbyllur restorantet, kafenetë, baret, teatrot dhe qendrat tregtare.