Aktorja e njohur me virusin korona: Horror, sprova më e vështirë e jetës sime

Aktorja e famshme italiane, Giuliana De Sio, ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Marketing

Lajmin e bëri të ditur vetë De Sio, e cila tregoi se ka qenë e izoluar në Spallanzani të Romës, dhe e cilëson këtë si sprovën më të vështirë të jetës së saj.

Ndërsa rrëfeu arsyen pse nuk e zbuloi lajmin deri tani, aktorja e ka konsideruar atë që i ka ndodhur një horror.

“Lumturia është zhdukur. Kam heshtur sepse nuk kisha zë dhë fjalë për të treguar historinë time horror. As tani nuk kam, shpresoj që në një rast të dytë të gjej fjalët dhe energjinë për të përshkruar këtë gjë të paimagjinueshme që më torturon me javë të tëra. Vetmia gjatë kësaj situate, dhimbja fizike dhe mendore që burojnë prej saj janë sprova më i e vështirë që i jam nënshtruar gjatë gjithë jetës sime,”– shtoi aktorja në profilin e saj në Facebook.