E paparë në historinë tonë moderne, njerëzimi po jeton me pothuajse të gjitha vendet e botës praktikisht “të karantinuara”, duke marrë masa të ashpra për të kufizuar kontaktet e qytetarëve me qëllimin ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Pothuajse të gjitha vendet njëra pas tjetrës tani janë të detyruar të pezullojë ose kufizojë shumicën e aktiviteteve ekonomike dhe sociale.
Deri tani në gjithë globin janë 148,595 persona të prekur nga koronavirusi 5,547 kanë humbur jetën dhe 73,706 pacientë janë rikuperuar me sukses.
Shumica e shteteve kanë mbyllur kufijtë me vendet fqinje, me qëllim parandalimin e përhapjes së covid 19.