Shkruan:Medai Shaholli
Këtë radhë në zgjedhjet e 12 prillit si kurrë më parë do të shkohet me një koalicion parazgjedhor jo të zakonshëm si ky mes SDSM-së dhe Stramastikëve (hibridëve të ngjizur mes racave të ndryshme) të Besës, të cilët shpallën fejesën parazgjedhore për ta kurorëzuar pas zgjedhjeve me martesë të kaparosur qysh më parë.
Besprerët e picimulit Bili duket se kanë pranuar ideologjinë e programit të pansllavistit Zajko që pranojnë një komb të shpifur si gardian i ”dërzhavës” me një gjuhë sllave, një kulturë sllave dhe shkrirje të pakicave etnike brenda kësaj çorbe të gatuar enkas për pranimin e një mini ”Jugosllavie” të një kombi dhe disa 20%.
Kombi në këtë rast do ishin sllavo-maqedonët e supremacisë së Zajkos dhe Mickos, ndërsa pakicat etnike të papërfillshme do ishin shqipot, evgjitët, arixhinjtë, çobenët, stramastikët etj.
Ky është picimuli Bili, që iu bashkua valles së Zajkos me slloganin e ri por me porosi të vjetra, për ta shtrirë pansllavizmin në të gjitha skutat e fushsve të ndryshme të ligjeve dhe kushtetutës, kulturës, administratë publike dhe në jetën politiko- shoqërore.
Jo vetëm besëprerët, por të gjitha partiçkat politike shqiptare dëshmuan luajalitet ndaj kushteve dhe kërkesave shovene të titistit Zajko, kur kërkoi nga partiçkat tona vitin e kaluar në emër të integrimeve europiane të miratojnë kushtetutën e njëanëshme dhe antishqiptare që denigron shqiptarët dhe gjuhën shqipe si bashkësi etnike e 20% si pakica të papërfillshme por të integruara në ”dërzhavën” MV.
Këto janë veprime të tradhtisë së lartë kombëtare që bënë liderucët tanë në ndryshimet kushtetuese është argumenti më bindës që na bënë të mos besojmë më asnjë lideruc të cilët i kanë nxjerrë në ankand tashmë interesat kombëtare.
Prandaj, jo vetëm picimuli Bili, por edhe të gjithë liderët shqiptarë me partiçkat e tyre nuk meritojnë votën e shqiptarëve të ndershëm punëtorë dhe atdhetarë në 12 prill, por duhet të tregohen indiferent dhe t’i bojkotjnë ato zgjedhje që nuk janë tjetër vetëm se farsë dhe gënjeshtër e radhës për ndryshim.
Ndryshimi nuk vjen nga ata që nënshkruan skllavërinë e re në kushtetutë për shqiptarët si nomadë pa gjuhë e pa identitet në emër të integrimeve.