Arbër Ademi apel nxënësve: Qëndroni në shtëpitë tuaja!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi përmes një postimi në fejsbuk ka apeluar te të gjithë nxënësit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për tiu shmangur çdo lloj rreziku eventual nga virusi Korona.

Marketing

Ja postimi i plotë:

“Të dashur nxënës!

Ju lus që keto ditë, derisa është ndërprerë procesi edukativo-arsimor, edhe se jeni të lirë nga obligimet shkollore, të qëndroni brenda shtëpis tuaj me prindërit tuaj.

E kuptoj se për moshën tuaj është e vështirë të qëndroni të mbyllur brenda, por SHËNDETI juaj është shumë i rëndësishëm për ne.

Andaj, shfrytëzojeni këtë kohë duke lexuar ndonjë lektyrë, duke përsëritur leksionet që keni mësuar, duke ushtruar detyra në matematikë, lexoni edhe njëherë rekomandimet për tu mbrojtur nga virusi Korona.

Bashkë do t’ia dalim edhe kësaj sfide, por duke dëgjuar dhe respektuar këshillat e organeve kompetente.

Në linkun e mëposhtëm keni aplikacionet për të ndjekur leksione nga shtëpia” – ka shkruar Ademi.

Mon.gov.mk

http://mon.gov.mk/