Gjithë Shqipëria në karantinë, Rama: Infermierët marrin 1 mijë euro shtesë përveç pagës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një komunikim për mediat ka bërë me dije se mbi 1 mijë mjek dhe infermierë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Rekotrit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Marketing

Rama shtoi se ky është lajm shumë i mirë dhe tregon humanizëm të shqiptarëve.

Numri një i qeverisë shqiptare deklaroi se përveç pagës së muajit mars e në vazhdim, infermierëve do iu jepet edhe një bonos prej 1000 eurosh deri në përfundim të situatës.

Ai theksoi se javën që vjen e gjithë Shqipëria do i nënshtrohet vetkarantinimit si Tirana e Durrësi në këto tre ditë.