Kosovë/ Edhe katër raste të reja me koronavirus, shkon në 13 numri i të infektuarve

Në Kosovë janë identifikuar edhe katër raste të reja me koronavirusin e ri, duke e çuar në total 13 numrin e personave të infektuar me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitita tha se katër rastet e reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të një pacienti të diagnostifikuar pozitiv me Covid-19, më 13 mars.

Marketing

“E gjithë familja ka qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, ka shkruar në Facebook ministri Vitia.

Në Kosovë, rastet e para me koronavirusin e ri u shënuan më 13 mars. Qeveria e Kosovës, pas rritjes së numrit të të infektuarve, më 15 mars vendosi që të shpallë gjendje të emergjencës publike.