LINJA TELEFONIKE 0800 55 000 TASHMË AKTIVE PËR TE GJITHË QYTETARËT NË NEVOJË

Bashkimi Demokratik për Integrim, si parti më e madhe dhe si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, kemi përgjegjësi të veçantë dhe e shohim si detyrë tonën, që të punojmë për të mirën e qytetarëve. Ne duhet t’i mbrojmë më të rrezikuarit dhe të kujdesemi për ata që kanë nevojë kryesisht mbi moshën 65 vjeçare, të palëvizshëm dhe në izolim si masë parandalimi .

Marketing

Nëse duhet të qëndroni në shtëpi për shkak të Virusit Corona dhe ju nevojitet mbështetje. Telefononi në linjën tonë telefonike 0800 55 000. Çdo ditë, nga ora 8:00 deri në ora 18:00.
Vullnetarët tanë në lagjen tuaj kanë nderin t’ju ofrojnë mbështetje në nevojat e juaja të përditshme – siç janë dërgesat për ushqime ose barna nga farmacitë si dhe transport të nevojshëm – falas. Sepse ne kujdesemi.
Arsyeja se pse kemi vendosur që ta angazhojmë strukturën tonë organizative mbi të gjitha është se ne #KUJDESEMI për shëndetin e qytetarëve tanë, dhe ju mundësojmë që t’i zbatojmë rekomandimet e Qeverisë për të qëndruar në shtëpi.
Ky është aktivitet jo partiak, i dedikuar për të ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë pa marrë parasysh etnitetin apo përcaktimin partiak, ne gjithashtu ftojm gjithkënd që dëshiron ti bashkohet kësaj nisme për të ndihmuar, të regjistrohet si vollullnetar. Tani është koha për solidaritet, Bashkë do t’ia dalim.