Po vijon takimi i liderëve në Presidencë, ku marrin pjesë kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare morën mandate deputetësh. Pikë e vetme e rendit të ditës të takimit të cilin e ka thirr shefi i shtetit është anulimi i zgjedhjeve parlamentare si pasojë e pandemisë së virusit korona.
Para se të fillonte takimi, stafi mjekësorë ka kontrolluar temperaturën trupore të të gjithë pjesëmarrësve si masë mbrojtëse kundër pandemisë së virusit korona.