Teksa në Greqi numërohen 352 të infektuar dhe 4 viktima, qeveria vazhdon shtrëngimin e masave sa i takon frenimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19 në vend dhe parandalimin e abuzimeve.
Korrespondentët e Top Channel-it, bëjnë më dijeni se qeveria greke ka lëshuar një dekret të posaçëm në të cilin parashikohen gjoba 1000-1.000.000 euro gjobë për këdo që abuzon me çmimet. Gjobat ndo të jenë në varësi të abuzimit. Dekreti parashikon edhe ndjekie penale dhe heqje të licencave për abuzuesit.
Në një sondazh të bërë 24 orët e fundit, mbi 75% e grekëve janë dakord me masat e qeverisë në luftën kundër Covid-19.