Përfituan nga kriza, procedohen 4 administratorëve të pikave të shumicës

4 administratorë subjektesh të shitjes së fruta-perimeve me shumicë në Tiranë janë proceduar penalisht.

Marketing

Inspektorët e Krimit Ekonomik dhe të tatimeve kanë kryer sot kontroll në tregun agroushqimor në Kashar të Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, inspektorët kishin marrë denoncime nga tregëtarë të pikave të pakicës lidhur me abuzimin e cmimeve.

Pas kontrollit janë proceduar penalisht shtetasit K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç, banues në Tiranë.

“Shtetasit e mësipërm, në cilësinë e administratorëve të pikave të shumicës në tregun agroushqimor në Kashar, dyshohen se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që i tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre, si dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregtar, duke mos e pasqyruar me dokumentacionin përkatës, ku u administruan dhe materiale te tjera jotatimore”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e te ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut”.