Virusi korona/Komuna e Sarajit me rekomandime dhe konluza

Komuna e Sarajit në kontinuitet përcjell situatën aktuale me COVID 19 dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në mënyrë permanente është në koordinim me të gjitha institucionet shëndetësore, dhe ndërmarjet publike, duke respektuar të gjitha protokollet për veprim përkatës dhe në bazë të lartëtheksuarës sjell rekomandime dhe konkluza, si vijon;

Marketing

1.Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të punësuarve në administratën komunale, shërbimet e Komunës së Sarajit duke filluar nga 18.03.2020-të ( e mërkurë), do të punojnë më orarë të shkurtuar të punës dhe atë nga ora 09 deri 13:00.

2.Zyrtarisht është parashtruar kërkesë deri te Qendra për shëndet publik që të kryhet dezinfektim i Ҫerdheve dhe Shkollave fillore në teritor të Komunës së Sarajit, dhe për të njejtën është konfirmuar se më datë 17.030.2020-të do të kryhet dezinfektimi.

3.Qytetarët të cilët vijnë në ndërtesën komunale, të gjitha dokumentet dhe kërkesat t’i parashtrojnë në sportelin hyrës të komunës në periudhë kohore nga ora 09:00 deri 13:00-të, për ҫka jemi mirënjohës për mirëkuptimin dhe pranimin e kësaj mase.

4.E njejta vlen edhe për qytetarët të cilët kërkojnë shërbime nga NPK Saraj dhe që pagesa e faturave për shërbimet komunale shtyhet për 15 ditë dhe për të njejtën nuk do të kenë pasoja për pagesë të vonuar.

5. Qytetarëve u rekomandohet t’i zbatojnë masat për të ndejtur në shtëpi dhe vetëizolim.
Subjektet afariste gjithashtu në përpikmëri t’i respektojnë masat e Qeverisë dhe t’i përmbahen mënyrës së kryerjes së veprimtarisë në afatet e përcaktuara.
Për momentin hapsirë për panik nuk ka dhe vetëm të gjithë së bashku dhe me përgjegjësi, mundemi të dalim si fitues nga kjo gjendje.

Me respekt, Kryetar i Komunës së Sarajit
Blerim Bexheti