Vazhdon të shënojë rritje numri i viktimave dhe personave të infektuar me koronavirus në Itali.
Këtë të martë, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve italisne numri i viktimave ka arritur 2503 e të infektuar janë 31 506.
Brenda 24 orëve janë shënuar 345 viktima më shumë
Rritje shqetësuese ka shënuar numri i pacientëve të shtruar në terapi intesive që deri më sot janë 2060. Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 12894 e në kushte shtëpie 11108.
Numri i pacientëve të shëruar është 2941.
Numri i personave të infektuar në rajonin e Lombardisë ka shkuar në 16339 dhe i viktimave1640.
Rajoni i Baziliaktës vazhdon të mbetet me nurmin më të ulët të personave të infektuar vetëm 20 e asnjë viktimë.
Deri më sot në Itali janë analizuar 148 657 tampone.