Numri i rasteve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar 200,000.
Sipas statistikave, deri në ora 14:00 në gjithë globin janë regjitruar 204,610 njerëz të infektuar, ndërsa 8,269 pacientë kanë vdekur.
Kina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara , ndërsa pasa saj vjen Italia.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, numrin më të madh të rasteve e ka aktualisht Sllovenia (275).
Në Kosovë janë 19 të infektuar me koronavirus. Ndërkohë edhe një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e viktimave në këtë vend, si dhe numërohen 59 të infektuar. Në Maqedoninë e Veriut sot janë konfirmuar edhe 4 raste të reja duke e çuar numrin e të infektuarve në 35.