Klubi spanjoll konfirmon 15 anëtarë me koronavirus

Skuadra e Alaves ka konfirmuar që 15 anëtarët e stafit të tyre kanë testuar pozitivisht për koronavirus.
Lajmi vjen pasi klubi bask zbuloi të shtunën se dy anëtarë të stafit të tyre stërvitor kishin testuar pozitivisht për virusin.

Marketing

Asnjë prej të prekurve nuk ka shfaqur ndonjë simptomë, tha klubi të mërkurën, përcjell lajmi.net.
“Ka pasur 15 raste pozitive, tre prej të cilave janë nga skuadra e ekipit të parë të Deportivo Alaves dhe shtatë anëtarë të ekipit stërvitës”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Asnjë nga skuadra e Kirolbet Baskonia (skuadra e basketbollit të klubit) nuk ka testuar pozitiv. Ka qenë gjithashtu pesë punonjës të klubit që janë prekur”, konfirmoi Alaves.