Organizata Ndërkombëtare e Punës në Kombet e Bashkuara, ka paralajmëruar humbjen e 25 milion vendeve pune, si rezultat i pandemisë së koronavirusit, shkruan The Guardian.
Kjo organizatë ka thënë se ky është skenari më I keq, që është krijuar, në rast se kjo pandemi do të vazhdoj më hapa me të cilët është duke u zhvilluar. Sipas tyre, Covid-19 do të shkaktoj më shumë humbje të vendeve të punës se sa kriza globale ekonomike e vitit 2008.
Skenari më optimist I kësaj situate, është humbja e 5.3 milion vendeve të punës.
Organizata e punës në Kombet e Bashkuara, është duke punuar në minimizimin e pasojave të kësaj gjendjeje në ekonominë botërore, dhe ka këshilluar të gjithë kompanitë dhe vendet e punës, që t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, stimulimin e ekonomisë , zvogëlimin e papunësisë dhe mbështetjen e të ardhurave dhe vendeve të punës.