Osmani: LAJM HISTORIK NGA BRUKSELI – konsensusi u arit, vendimi për negociata e presim në 24 mars

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane , Bujar Osmani, sot mbajti konferencë për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut , ku prezantoi aktualitetet më të reja lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit, si dhe për aktivitetet e Qeverisë në realizimin e bashkëpunimit me institucionet e BE-së në menaxhimin me epideminë e COVID 19.

Marketing

“Në kushte jashtëzakonisht të ndërlikuara në të cilat funksionojnë institucionet e BE-së, nën presion e madh të sfidave në ballafaqimin me KOVID-19, mbrëmë vonë, trupi të cilin e përbëjnë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në Bruksel i njohur si COREPER, ranë dakord për konsensusin e parë për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani, duke potencuar se këto konkluza do të jenë në seancën e radhës të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së (GAK), ku pritet që këto konkluza të konfirmohen.

“Ky është një lajm i rëndësishëm, jo vetëm si konfirmim i suksesit tonë, por edhe lajm i rëndësishëm në këto momente, kur edhe ne po ballafaqohemi me sfidat e epidemisë të shkaktuar nga virusi COVID 19. Krahas kanosjes së shëndetit publik, kjo epidemi paraqet edhe sfidë të jashtëzakonshme edhe për ruajtjen e aktivitetit solid ekonomik, dhe të stabilitetit financiar të vendit. Ndërsa, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ja, si duket së shpejti edhe vend negociues, presim të jemi pjesë e pakos së masave, aktiviteteve dhe protokoleve, të cilat për momentin po përgatiten nga ana e Komisionit Evropian” theksoi Osmani duke e paraqitur pjesë të masave për bashkëpunim dhe ndihmë nga BE-ja, për të cilat Qeveria me letër iu drejtua Komisionit Evropian.

Osmani në vazhdim prezantoi pjesën nga masat e para që në emër të Qeverisë me letër deri tek Eurokomisioneri për Zgjerim Oliver Varheji i përfaqësoi në Komisionin Evropian:

Kyçja e Fondit Evropian i Solidaritetit i dedikuar për ballafaqim me fatkeqësi elementare, me kërkesë të Komisionit Evropian do të zgjerohet edhe për ballafaqim me pasojat e epidemisë së tanishme COVID 19, në të cilën qasje deri tek ky fond kanë vendet anëtare, të cilat negociojnë për anëtarësim;

Të ashtuquajturin shpërblim për sukses (Performance award) në shumë prej 50 milion eurosh, që na u nda për realizimin e suksesshëm të fondeve IPA, do të kërkojmë që të ri-alokohen për mbështetje të ballafaqimit me sfidat nga epidemia, në vend të prioriteteve fillestare për të cilat fillimisht u përcaktua

Sipas Iniciativës së Komisionit Evropian, për mbështetje financiare për likuditet të ndërmarrjeve të prekura nga epidemia, kërkuam qasje deri tek këto fonde, dhe në bashkëpunim me Bankën për Zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka do të sigurohen kredi të shpejta dhe afatshkurtra, për mbështetje të likuiditetit tek ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme.

Ndryshim edhe të kritereve minimale për shfrytëzim të fondeve nga Programi IPARD 2, ku presim rritje të pjesës që paraqet pjesëmarrje të fondeve IPA, dhe kjo në llogari të kapitalit personal të prodhuesve të ushqimit dhe fermerëve. Sa për t’ju përkujtuar, masë e këtillë e ngjashme u implementua edhe gjatë krizës së vërshimeve, kur pjesëmarrja e fondeve IPA u rrit në 75%.

Krahas pjesëmarrjes të programeve dhe masave të Unionit, Osmani theksoi se do të kërkojë nga Komisioni Evropian, vendi të mos jetë pjesë e restrikcioneve të tregut të vetëm të BE-së, e të cilat kanë të bëjnë më së shumti me pajisje mjekësore dhe me mjete për punë.

Në fund, Osmani informoi për vendimin e Norvegjisë, tani më do të lëshojë 3,2 milion euro për realizim urgjent përmes programit UNOPS, mjete që menjëherë do të vendosen në dispozicion të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, për materiale medicinale, preparate dhe mjete.