Është themeluar një shtab i përbashkët polici-ushtri për aspektet e sigurisë. Mbledhja e parë e shtabit në fjalë pritet të mbahet në orën 14:00, ku pritet të merren masa të reja shtesë kundër virusit Covid -19.
Një ndër masat siç mëson Alsat është edhe ajo që kamionët e huaj për transit nëpër vendin tonë do të kenë vetëm 5 orë kohë për të kaluar nëpër territorin e vendit tonë. Ndërsa 5500 ushtarë pritet të marrin nën kontroll kufijtë e gjelbër.