Gostivar, konfirmohet rasti i parë me koronavirus

Në Gostivar është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Kështu bëjnë të ditur nga reparti infektiv në Gostivar. Bëhet fjalë për një grua të moshës mbi 40 vjeçare e cila dje është paraqitur bashkë me burrin e saj në Repartin Infektiv, me djegie të fytit dhe shtrëngime në kraharor.

Marketing

Pacientja menjëherë është izoluar në Repartin Infektiv dhe rezultatet sot flasin se është pozitive me koronavus.
Gjendja e saj është stabile por nëse shfaqet ndonjë lloj komplikacioni, do të dërgohet në Shkup, njoftojnë nga reparti infektiv në Gostivar.

Sot do të testohet bashkëshorti i saj dhe do të izolohen njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me të.