Italia ka kapërcyer Kinën si vendi me më shumë vdekje nga koronavirusi, duke regjistruar 3,405 të vdekur.
Shifra e së enjtes paraqiste një përmirësim të vogël nga e asaj të një dite më parë, kur Italia regjistroi 475 vdekje brenda një dite – numri më i madh i vdekjeve brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit.
Sidoqoftë, numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 41.035 nga 35.713 sa ishin, me 14.9%, një normë më e shpejtë e rritjes sesa u pa gjatë tre ditëve të fundit, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Rreth 3,245 njerëz kanë vdekur në Kinë që kur virusi u shfaq për herë të parë atje në fund të vitit të kaluar.
Përhapja e koronavirusit në Itali u shfaq në veri të vendit më 21 shkurt.