Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të koordinohet me institucionet e tjera kompetente të arsimit të lartë për të gjetur forma të aplikueshme të edukimit.
Në ditët në vijim të gjitha njësitë në kuadër të universiteteve në fjalë pritet të japin përpjekje maksimale për realizmin e një forme të caktuar të mësimit “Online”.
Ky proces do të fillojë të realizohet që nga dita e hënë. Sipas ministrt të Arsimit, Arbër Ademi kjo mënyrë e edukimit do të jetë e dobishme për studentët, me qëllim të mos humbin kohën derisa të kalojë kjo gjendje krize.
Unë besoj që edukimi në këtë mënyrë do të vazhdojë nga dita e hënë në shumicën e instituciobeve të larta arsimore, nëse jo tek të gjithë, por konform informacioneve që i mora nga rektorët nga aspekti i mundësive dhe paisjeve informatike teknologjike të universiteteve dhe gatishmërisë së profesorëve që të japin kontributin e tyre të çmuar. Kjo mënyrë e edukimit do të jetë e dobishme për studentët dhe ata nuk do të humbin kohën derisa jemi në këtë gjendje të krizës- deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.