Tërmet me magnitudë 5 ballë godet provincën turke Elazığ

Një tërmet me magnitudë 5,0 ballë sipas Rihterit goditi provincën Elazığ në Turqinë lindore.

Marketing

Tërmeti ndodhi në rrethin Sivrice në ora 20:53 sipas kohës lokale në thellësi prej 21,34 kilometrash, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Deri më tani nuk janë raportuar viktima nga tërmeti.

Ndryshe, provinca Elazığ ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,8 ballë në janar të këtij viti, si pasojë e të cilit 41 persona kishin humbur jetën.