Vdes nga koronavirusi ish-komandanti turk i Forcave Tokësore

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi vdekjen e tretë nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend.
Duke folur para ligjvënësve në parlament, Koca tha se viktima e fundit nga koronavirusi është ish-komandanti i Forcave Tokësore, Aytaç Yalman.

Marketing

“Testi i tij (fillimisht) ishte negativ, megjithatë, të afërmit e tij gjithashtu u testuan dhe disa prej tyre rezultuan pozitivë”, tha Koca.

“Në një rast të tillë, rezultati i testit mund të jetë negativ në fillim, por ai mund të jetë pozitiv më vonë…Numri i vdekjeve (nga COVID-19) është tre”, tha ai.
I lindur në vitin 1940, Yalman shërbeu si komandant i Forcave Tokësore midis viteve 2000 dhe 2002.

Që nga shpërthimi në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.