Arbër Ademi befason nxënësit, prezent në “TV-KLASA”

Derisa sot, si çdo ditë pune, që kur jemi duke u përballur me virusin COVID-19, po zhvillohej mësimi nga distanca përmes platformës “TV-KLASA”, drejtëpërdrejtë në emision, befasisht është inkuadruar edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në shenjë motivimi për të gjithë nxënësit të cilët maksimalisht po mundohen me përkushtim ti ndjekin leksionet nga kjo platformë, që mos të humbin kohën kot derisa po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi në këtë periudhë krize për vendin tonë.

Marketing

Ademi, ka përshëndetur dhe vlerësuar maksimalisht mësueset që po zhvillojnë mësimin në “TV-KLASA” si dhe të gjithë ata që po e mbështesin këtë projekt në këtë periudhë derisa po përballemi me një situatë të jashtëzakonshme.

Ai gjithashtu ka apeluar tek të gjithë fëmijët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos e humbin kohën kot, por të përcjellin TV-KLASA, të lexojnë, të përsërisin mësimet e kaluar etj.

 

TV Klasa

Publiée par Televizioni i Maqedonisë – TVM2 sur Vendredi 20 mars 2020