Spasovski: Javën e ardhshme Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht anëtarja e 30-të e NATO-s

Maqedonia e Veriut sot qaset ndaj dërgimit të dokumentit për ratifikim të Protokollit për aderim në NATO, prejse atë paraprakisht e bënë të gjitha vendet-anëtare, paralajmëroi sot në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Oliver Spasovski.

Marketing

“NATO-ja edhe zyrtarisht na njoftoi se të gjithë aleatët kanë përfunduar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin tonë. Sot, qasemi drejt dërgimit të dokumentit tonë për ratifikim për Uashingtonin. Javën e ardhshme e njëjta do të dorëzohet në Uashington dhe me atë Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”, theksoi Spasovski.

“Këto janë momente të mëdha historike. Është plotësuar qëllimi strategjik i rëndësishëm për stabilitetin e shtetit dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, shtoi Spasovski.