Polici italian vdes nga koronavirusi

Në radhët e forcave të Policisë Italiane është regjistruar viktima e parë nga pandemia COVID 19.

Marketing

Ai është një punonjës i repartit të karabinierëve që shërbente në qëndrën e komandës provinciale të Bergamos,
47 vjeçari ka ndërruar jetë një natë më parë në spitalin San Giovanni XXII të Bergamos pas një përkeqësimi shumë të shpejtë të gjëndjes shëndetësore.

I martuar dhe me një vajzë 10 vjecare , vetëm pak ditë më parë kishte rezultuar pozitiv nga koronavirus.
Provinca e Bergamos është me e prekura nga pandemia, Numri i viktimave në këtë territor është deri më tani 607, e 54 të regjistruar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Mjaft shqetësuese është situata në sistemin shëndetësor ku shumë mjekë e infermierë janë infektuar nga virusi.