Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se nga e hëna do të hapen dy pika për testimin e pacientëve që dyshojnë për koronavirus.
Pikat do të hapen në dy poliklinika, Çair dhe Jane Sandanski, dhe do të funksionojnë vetëm përmes termineve telefonike. Ai shtoi se numri i të prekurve për fat të keq do të rritet, por kjo është e ditur që më herët, edhe nga eksperienca me vendet e tjera të prekura.
Kemi vendosur të hapim dy qendra për testimin e personave që dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi, ato do të jenë në dy klinika, në atë të Çairit dhe në Jane Sandanski, por do të funksionojnë vetëm me termine nëpërmjet telefonit- tha Filipçe.