Duke filluar prej të shtunën do të vërehet prani e konsiderueshme e Armatës, e kombinuar në patrullime dhe aktivitete të përbashkëta me policinë, njoftoi kryeshefi i Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski.
Ai sqaroi se krahas përforcimit të policisë kufitare, një pjesë e përbërjes së Armatës do të përfshihet në patrullime të kombinuara me nëpunësit policorë edhe në sigurimin e objekteve të caktuara vitale shtetërore.
“Krahas përforcimit të policisë në të gjitha kufijtë një pjesë e përbërjes së Armatës, do të përfshihet në patrullime të përbashkëta të kombinuara me nëpunësit policorë në sigurimin e objekteve të caktuara shtetërore vitale, si dhe komunikimet dalëse dhe hyrëse, por në koordinim me Qeverinë, kështu që do të ketë angazhime shtesë”, u shpreh kryeshefi i Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski.
Gjurçinovski porositi qytetarët që të bëhen të durueshëm dhe të guximshëm, njëkohësisht të respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente teksa siguroi se armata do të jetë në nivelin e detyrës.
“Rreptësisht t’i respektojmë rekomandimet e institucioneve kompetente adekuate të Qeverisë. Na nevojitet solidaritet dhe unitet si asnjëherë deri më tani. Njerëzimi, vendi, rajoni, Evropa dhe Bota lufton me armikun vdekjeprurës të paparë shumë të fuqishëm, por i mposhtur është derisa ne të gjithë së bashku në mënyrë dinjitoze dhe me ashpërsi i respektojmë masat dhe rekomandimet e institucioneve tona shtetërore. Armata tërësisht do të përfshihet në mbështetje të popullatës sonë”, theksoi Gjurçinovski.
Vlerësimet e Shtatmadhorisë, theksoi Gjurçinovski, janë se nuk ka nevojë për momentin për çfarëdo qoftë mobilizimi të përbërjes rezervë të Armatës.
Në emër të të gjithë pjesëtarëve të Armatës, Gjurçinovski të gjithë qytetarëve ua uron anëtarësimin fuqiplotë në NATO.