Edhe “Ferrari” është gati të zbresë në pistë për të luftuar koronavrusin. Së bashku me kompanitë “FCA” dhe “Marelli” gjigandi automobilistik do të mbështesë kompaninë bolonjeze “Siare” në prodhimin e respiratorëve aq të nevojshëm në terapitë intensive të të prekurve nga koronavirusi.
Objektivi i Ferrarit do të jetë dyfishimi i prodhimit të përjavshëm të respiratrëve, nga 150 që janë aktualisht, në 300. Ndoshta për të mbërritur në këtë qëllim do të duhet që një pjesë e procesit të spostohet në kompaninë Maranello.
Edhe kompani të tjera automobilistike si “Fiat” dhe “Chrysler” mund të jenë pjesë e këtij procesi. Sipas asaj që ka deklaruar për “Reuters” drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Siare”, përfshirja e prodhuesve automobilistike pritet të kontribuojë veçanërisht në prodhimin e pjesëve elektronike. Një pjesë tjetër e marrëveshjes së diskutuar në tryezën e 19 Marsit ka qenë edhe prodhimi i pjesëve të ventilatorëve pulmonarë në stabilimentët e kompanive automobilistike.
Edhe pse vendimi i Ferrarit nuk është formalizuar ende, përfshirja e gjigandit automobilistik mund ta favorizonte në mënyrë të jashtëzakonshme aktivitetin prodhues të produkteve mjekësore.