Rama publikon videon nga spitali Italian: Mos lini fëmijët ta shohin!(video)

Ndërsa shifrat e përhapjes së koronavirusit po bëhen tashmë alarmante në të gjithë botën, Kryeministri Rama vijon të këmbëngulë në izolimin dhe mosdaljen e banorëve nga shtëpitë. Duke sjellë shembullin e Italisë ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 627 viktima të prekur nga koronavirusi, Rama thotë se kjo ndodhi ngaqë masat u morën me vonesë dhe numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve. Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë, Kryeministri ngre pyetjen: “Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri – tjetrin”?!

Marketing

Më pas, në një postim të dytë ai publikon një video, se çfarë po ndodh në spitalet e Italisë, ne Bergamo dhe ku kërkon që ky material të mos shihet nga fëmijët.

Postimi i plotë
O njerëz!

Në itali sot kishte 627 të vdekur.

Gjashtëqind e njëzetë e shtatë!!! Vetëm sot!!! 24 orë 627 të vdekur!!!

Në Lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e Europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!!

Pse???

Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi!

Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!!

Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri – tjetrin?!

Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo du

ke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/662872157859148/