Cila është e vërteta e kamionave me trupat e viktimave në Bergamo? Detaji që mediat nuk e përmendën

Kushdo që i ka parë pamjet e pak ditëve të mëparshme me ushtrinë që transportonte trupat e viktimave të koronavirusurit në Itali, mesiguri është prekur.

Marketing

Por ka një detaj i cili nuk është përcjellë në mënyrë korrekte në media.

Është e vërtetë që ushtria po transporton kufomat nga Bergamo në qytetete të tjera, por jo sepse nuk ka më vende në varreza.

E vërteta është se me vendim të autoriteteve, trupat e viktimave nga koronavirusi duhet të digjen në mënyrë që të mos kthehen në burim infeksioni.

Mirëpo krematoriumet në Itali janë shumë të vogla dhe Bergamo nuk e përballonte dot këtë mbingarkesë, duke qenë se përgjithësisht italianët nuk zgjedhin varrimin përpara djegies.

Sipas Il. Messaggero.it, krematoriumi në Bergamo duke punuar në kapacitetet e tij të plota mund të mbulojë vetëm 25 vdekje në ditë duke punuar 24 orë pa pushim.

Pas djegies së trupave, hiri u jepet familjarëve, të cilët e vendosin në varreza si normalisht.

Por a keni menduar se sa njerëz vdesin në Itali çdo vit nga gripi, infeksionet, dhe cilat janë shkaqet kryesore të vdekjes?

Nëse për një moment shkojmë përtej lajmeve të marra nga emisionet, programet e lajmeve, faqet e informacionit, bloget dhe rrjetet sociale dhe konsultojmë statistikat zyrtare, do të zbulojmë se nëse të gjithë trupat e viktimave do të digjeshin, atëhere do kishim të njëjtën pamje si në Bergamo çdo ditë, në të gjithë Italinë.

Siç shkruajnë mediat italiane, duke iu referuar llogaritjeve të ISTAT për vitin 2019, ka patur 647 mijë vdekje në Itali.

Shkaqet e vdekjeve:

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut: 232.992
Tumoret: 180.085
Sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes: 53,372
Sëmundjet e sistemit nervor / organeve sensuale (Parkinson, Alzheimer …): 30,672
Sëmundjet endokrine, të ushqyerjes dhe metabolike (diabeti): 29.519
Çrregullime psikike dhe të sjelljes: 24.406
Sëmundjet e sistemit tretës: 23.261
Shkaqet e jashtme të traumatizmit dhe helmimit (vetëvrasje, vetëvrasje, aksidente rrugore …): 20565
Shkaqe të përcaktuara dobët dhe rezultate jonormale: 14,257
Sëmundjet infektive dhe parazitare: 14.070
Sëmundjet e sistemit urogjenital: 12,017
Sëmundjet e sistemit muskulor dhe të indit lidhës (psh artriti): 3,651
Sëmundjet e organeve të gjakut dhe disa çrregullime të sistemit imunitar: 3,272
Sëmundjet e lëkurës dhe indit nënlëkuror: 1.413
Keqformime kongjenitale dhe anomali kromozomale: 1.399
Kushtet patologjike që burojnë nga periudha perinatale: 801
Komplikimet e shtatzënisë dhe lindjes: 16